Strategjia e BE,Vlahutin: Kjo pranverë me rëndësi për Shqipërinë

0
892

“Sa më shumë ecën Shqipëria drejt BE-së aq më shumë monitorim të hollësishëm do të ketë për çdo gjë. Çelja e negociatave nuk është dhuratë, por në sajë të një pune shumë të madhe sidomos për qeverinë e një vendi e mezi presim të ndodhë kjo gjë”

Deklaroi ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin në konferencën për median ku u prezantua strategjia e Bashkimit Europian pë perspektivën e Ballkanit Perëndimor.

Vlahutin nuk foli me data kontrete për çeljen e negociatave por nënvizoi shpejtësinë dhe zbatimin e reformave dhe 5 pritetet për të cilat BE i ka caktuar si kushte për integrimin e Shqipërisë.

Reforma ne drejtesi?

Romana Vlahutin: Është herët për të thënë që reforma në drejtësi funksionojnë plotësisht

Do të monitorojmë cdo gjë nga afër dhe me shumë kujdes.

 Kemi parë disa vetëlargime nga gjyqësori por këto janë disa reflektime por të tregojmë pak durim dhe të presim pak javë.

Sa më shumë reforma zbatoni aq më shumë arrini objektvinin

Romana Vlahutin: Mesazhi i qartë  është që në këtë proces vendet kanë incentiva të mbështesin njëri tjetrin. Është shumë e rëndësishme për të mos harruar afatet

Shpejtësia do të varet nga progresi i secilit  prej 6 vendeve.

Në ditët në vijim të shpjegojmë me kujdes paketën e re.  

Strategjia bën të qartë që Shqipëria ka një mundësi të vërtetë dhe të menjëhershme për të ecur përpëra drejt celjes së negociatave.

Procesi nuk vë kufi shpejtësie specifik .

Sa më shumë reforma zbatoni aq më shumë arrini objektvinin. Shqipëria ka bërë mjaft punë dhe  ka përfituar në kohë. Të mbajmë fokusin tek shpejtësia për të arritur ato vende

Le ti kthehemi punës të punojmë dhe më fort.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here