Ahmetaj lajm të mirë për gratë shtatzëna

0
1113

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka dhënë një lajm të mirë për të gjitha gratë shtatzënë dhe invalidët, për të cilët tha se deri në fund të muajit mars do të marrin gjithë dokumentacionin online.

Ahmetaj deklaroi se do të marrë fund sorollatja e tyre për t’u paraqitur në shumë sportele, teksa janë në pritje të fëmijës së tyre, pasi tashmë dokumentacioni është detyrë e punonjësve të administratës.

​Fjala e Ministrit Ahmetaj në Konferencën Kombëtare për Reformimin e Shërbimeve Administrative:

Faleminderit znj. Zëvendëskryeministre,

E gjithë reforma e deregulimit e filluar menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare është duke u materializuar në thjeshtimin e qindra-mijëra dokumenteve dhe qindra procedurave, të cilat kanë qenë pengesë për qytetarët dhe sipërmarrjen.

Unë do të prezantoj vetëm shembuj nga institucionet e varësisë së Ministrisë së Financave, për të  treguar dimensionin se çfarë ka ndodhur dikur dhe çfarë është duke ndodhur tani.

Shembulli tipik është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ku 13 autorizime të domosdoshme të marra në mënyrë të printuar, janë përsëritur në vit 600 mijë herë. 600 mijë herë, të cilat presupozonin njerëz, kohë fizike, por edhe kosto, patjetër.

Ne në  tetor të vitit të kaluar kaluam online me alternativë printimin. Fillimisht u hoq dorë në një përqindje të vogël nga printimi dhe nga prezantimi në sportelet e  tatimeve. Në momentin që kaluam pa alternativë vetëm online, sot, në dy muaj,  janë 144 mijë vërtetime që merren online. Unë jam i bindur që deri në fund të vitit do të kemi jo 600 mijë, por deri në 800 mijë klikime online për të marrë këto vërtetime. Ky është një shembull fare i thjeshtë për të parë se çfarë kemi kursyer, sa i kemi lehtësuar jetën sipërmarrjes.

Shembulli i dytë që dua të sjell me shumë kënaqësi është vlerësimi i përqendruar. Kryeministri ishte vetë prezent në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Pra, është përpunimi i përqendruar i deklaratave online të importit që, mbi të gjitha, përveç se kursen kohë, përveç se ia lehtëson jetën sipërmarrjes, është një hap shumë i madh drejt transparencës dhe uljes së mundësisë së korrupsionit, dhe heq një herë e përgjithmonë kontaktin midis sipërmarrjes dhe doganierit. Do të vazhdojmë me eksportin, do të vazhdojmë edhe me gjurmimin e gjithë trafikut komercial në të gjithë Shqipërinë, që do ta lehtësojë shumë punën e të gjitha palëve, qytetarëve, sipërmarrjes dhe patjetër Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Ka shumë ngjarje lehtësimi, deri te QKB-ja apo deri te përdorimi i firmës elektronike.

Dje patëm një takim shumë të gjatë me analizën e ISSH-së. U fokusuam jo thjesht tek numrat, por tek shërbimi ndaj qytetarëve dhe, për kuriozitetin tuaj, dy elementë që do t’ju bënin përshtypje është që, për një leje barrë lindje, një zonjë do duhet të shkojë tetë herë në dyert e shtetit midis ISSH-së dhe Fondit të Kujdesit Shëndetësor. Imagjinoni çfarë tmerri për një nënë që është duke pritur të lindë dhe shkon në tetë sportele. Një invalid, gjithashtu shkon në tetë sportele fizikisht dhe deri në fund të marsit të gjitha këto do të jenë online dhe do jenë detyrim i administratës për të plotësuar dokumentacionet, në mënyrë që, në rastin më të keq të shkojë vetëm një herë, në rastin më të mirë të mos shkojë fare dhe t’i ketë online.

Unë do t’i kërkoja sipërmarrjes që të vazhdojë të na ndihmojë siç na ka ndihmuar në adresën deregulimi@financa.gov.al në atë thirrje që unë i kam bërë me letër dhe jo vetëm, për të na kontribuar, përmirësuar dhe për ta thelluar procesin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here