Përfundon votimi për Presidentin e FSHF, kryeson Armand Duka por do ketë balotazh Armand Duka, presidenti aktual i FSHF, kryeson në vota në raundin e parë të votimeve në zgjedhjen e presidentit të ri të FSHF-së, në garën me Bashkim Finon, kandidatin që hyn për herë të parë në votim për postin e presidentit.
Në votimin që u mbyll pak më parë, 39 vota ishin për Dukën, 24 vota për Finon, dhe 4 të pavlefshme. Do të duhet të ketë një raund të dytë votimi mes Dukës dhe Finos.