Wednesday, May 29, 2024
Home Politikë Vlahutin: Presim nga Prokuroria progres të pandërprerë për rastin Tahiri

Vlahutin: Presim nga Prokuroria progres të pandërprerë për rastin Tahiri

0
608

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin thotë se pret nga Prokuroria që të bëjë progres për rastin e dosjes hetimore ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Gjate nje interviste Vahutin tha se muajt e fundit ka pasur progres për të identifikuar baronët e drogës.

Vlahutin: Por nuk jemi naivë dhe e dimë që rrjetet kriminale nuk  heqin dorë, mbledhin plaҫkat dhe lëvizin në një destinacion tjetër. Prandaj, kemi punuar shumë me institucionet përgjegjëse për të bërë një ristrukturim të fuqishëm të forcës policore, që duhet të jetë e aftë të bëjë punën e saj në zbatim të ligjit, sipas standarteve ndërkombëtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar.

Por çelësi i suksesit në luftën kundër tij dhe korrupsionit do të jetë zbatimi i reformës së drejtësisë, që do të përmbysë trendin e mungesës së rezultateve nga prokuroria dhe në shumë raste praktikat gjyqësore te korruptuara. Në muajt e fundit kemi parë një forcë policore shumë më të angazhuar, kemi parë progres në rritjen e interesit gjyqësor për të identifikuar baronët e drogës. Për një rast ka më në fund një padi ,  një rast tjetër po rishqyrtohet nga gjykatat dhe për një rast i tretë u  morën masa për të sekuestruar fuqinë ekonomike. Po presim gjithashtu të shohim nëse Prokuroria do të bëjë progres të pandërprerë për rastin e ish-Ministrit të Brendshëm.

Ka shumë zhvillime, janë  edhe negociatat për marrëveshjen e vendosjes së oficerëve të FRONTEX  bashkë me kolegët e tyre shqiptarë në kufijtë shqiptarë, shumë mbështetje ekspertësh nga BE, Shtetet Anëtare dhe SHBA – ne shohim progres por ai duhet të forcohet vazhdimisht. Pra, edhe rezultate të tjera, të prekshme që do të provojnë vullnetin politik dhe kapacitetin e institucioneve për të prodhuar rezultate do të jenë shumë të mirëpritura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here