Friday, April 26, 2024
Home Politikë Ndërtimi i HEC-it në kansionet e Osumit, Rama kërkon ndjesë, asnjë qeveri...

Ndërtimi i HEC-it në kansionet e Osumit, Rama kërkon ndjesë, asnjë qeveri nuk është e pagabueshme…

0
707

Kryeministri Edi Rama e ka rikthyer sërish në vëmendje çështjen e lejes së HEC-it në kansionet e Osumit.

Shefi i qeverisë pasi sqaron se leja është anulluar, kërkon ndjesë duke argumentuar se nuk ka asnjë qeveri në botë që nuk gabon.

Ai poston edhe një foto të realizuar vjet në një nga zonat më atraktive të Shqipërisë dhe shkruan se mezi pret të rikthehet për rafting.

“KANIONET E SKRAPARIT NUK PREKEN – Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet.

Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentative. Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar.

Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut”, shkruan Rama.

rama.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here