Reshjet e dendura të shiut kanë rritur prurjet në HEC-in e Vaut të Dejës. Si pasojë e prurjeve të mëdha kanë nisur shkarkimet me 1000 m3 ujë në sekondë. Ky nivel shkarkimesh mund të shkaktojë probleme në zonën e nënshkodrës.
Aktualisht po shkarkohet nga tuneli i Zadejës. Nëse shkarkimet do të vijojnë me këtë ritëm, atëherë fshati i parë që rrezikon që të përmbytet është Oboti.