Bylykbashi në Komitetin e Stabilizim-Asociiimit: 20% të votuesve iu dhanë para për votën, u derdhën 5 milionë euro

0
633

 

Ka nisur sot dita e dytë e punimeve e sesionit të 12 të Komitetit të Stabilizim-Asociimit dhe fjalën e kanë marrë deputetët e opozitës shqiptare.  Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se “20% e votuesve kanë marrë para në këmbim të votës ndërsa punonjësit e administratës janë vënë nën presion dhe OSBE/ODIHR ka kërkuar të merren masa për shitblerjen e votës. Nga përgjigjet për çështjen Tahiri ka rezultuar se janë dhënë 5 milionë euro për shitblerjen e votave. Krimi është përfshirë në zgjedhje. Ndaj duhet konsensus për reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore nuk duhet t’i ngjajë asaj në drejtësi.”

Deputetja e PS, Vasilika Hysi, nuk mohoi, por tha se ‘ka pasur ashpërsim të vendimeve për shitblerjen e votës’. Ndërsa, deputetja e LSI, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, vërejti “duhet një reformë zgjedhore që t’i zgjidhë të zgjidhë të gjtiha problemet.”

Dita e parë e punimeve u zhvillua dje në Kuvendin e Shqipërisë, dita e parë e sesionti të 12 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE Të pranishëm në punimet e sesionit të parë të punimeve ishin: Ministri për Evropën, Ditmir Bushati, Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, anëtarët e komitetit nga parlamentit evropian si edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

Bashkëkryetarja e komitetit, znj. Monica Macovei, theksoi dje në fjalën e saj rëndësinë e procesit integrues për Shqipërinë duke u shprehur optimiste për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Ne presim për datën për hapjen e negociatave, ndaj le të punojmë së bashku për këtë qëllim, të sigurojmë datën e hapjes së negociatave për Shqipërinë e jo të gjejmë arsyen për të mos e patur këtë datë. PE është shumë mbështetës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë, ndaj nga pikëpamja politike më e shumta varet nga ju. Dialogu politik është vital. Ka momente në historinë e një vendi kur luftërat e brendshme politike nuk kanë kuptim për vendin e nuk e ndihmojnë atë”,- u shpreh znj. Macovei duke shtuar se bashkëpunimi politik është i rëndësishëm për procesin integrues të Shqipërisë. “Është momenti kur ju duhet të bashkoheni për të mirën e vendit. Hyrja në BE është një nga këto momente. Duhet të jeni bashkë në këtë përpjekje, mazhorancë dhe opozitë. Është një moment shumë i rëndësishëm tani. Javën e shkuar patëm një takim përgatitor dhe Komiteti është shumë optimist që do të kemi rekomandimin për fillimin e negociatave ndaj shpresoj që s’do të kemi persona që do ta kundërshtojnë këtë gjë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here