Shoferi shqiptar aksident te dyfishte ne Greqi

0
788

Një shofer shqiptar 43 vjeçar ka aksidentuar një çiklist grek në Karditsa, duke e braktisur atë në vendin e aksidentit.

Megjithatë, shqiptari u përfshi në një tjetër aksident pak më vonë dhe mbeti i plagosur.

43 vjeçari goditi mbrëmjen e së dielës çiklistin e pafat në zonën e stacionit hekurudhor të qytetit. 63 vjeçari mori disa plagë dhe më pas u transportua në spitalin e Karditsa, ku ndërroi jetë disa orë më vonë.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u gjet i plagosur në rrethinat e qytetit dhe u dërgua në të njëjtin spital.

Megjithëse në spital, shqiptari është arrestuar dhe më vonë pritet të dalë përpara prokurorisë së qytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here