Shkelzen Berisha akuzon deputetin Taulant Balla se fshihet pas imunitetit

0
659

Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkelzen Berisha akuzoi deputetin socialist Taulant Balla se fshihet pas imunitetit.

Pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda ku mori pjesë në seancën gjyqësore për padinë që ai ka ngritur ndaj Ballës për shpifje lidhur me çështjen CEZ, Berisha tha se Gjykata ka frikë të shprehet.

Berisha: Për të dhënë drejtësi, duhet të kuptoni gjendjen ku ndodhet drejtësia sot, kanë frikë të thonë nëse kjo është apo jo një shpifje.

Pyetje: Po qëndrimi i Prokurorisë, e cila tha se vendimi i mëparshëm i gjykatës së Lartë është i padrejtë, si e gjykoni ju?

Berisha: Gjykata e Lartë është institucioni më i lartë i këtij vendi kur vjen puna në çështjet e drejtësië dhe vetëm një kryeprokuror, një përfaqësues i kryprokurorit Edi Rama dhe një kryeprokuror ose një gjykatës që ka frikë mund ta kthejë ose ta marrë këtë si argument dhe ta kthejë prapë çështjen në Gjykatën e Lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here