Moti rezervon surpriza per fundjaven

0
684

Pas ditëve me diell, moti rezervon surpriza për fundjavën, lexojeni para se të bëni plane (TABELA)

Duket se ditët me diell ishin të pakëta, pasi moti ka rezervuar sërish surpriza.

Ditën e nesërme, pritet të rikthehen reshjet e shiut, gjatë orëve të pasdites, parashikon Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.17) nuk priten reshje. Nesër (e diel, dt.18) pritet që mbasdite reshjet të rifillojnë në të gjithë vendin, ato do të jenë të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore në veri-lindje priten reshje dëbore në 1000m mbi nivelin e detit.
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 14
në vendet e ulëta: 7 / 13
në vendet malore: 1 / 10 °C.

ERA
Sot (e shtunë, dt.17) era pritet të fryjë e lehtë. Nesër (e diel, dt.18) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

28055704_1000401673447012_8359308364705964540_n.jpg

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here