Ashtu si kryeministri Rama, edhe kreu i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Berisha janë pritur me entuziasëm nga qytetarët e Kosovës.
Gjatë vizitës në Prishtinë, Basha dhe Berisha janë përshëndetur me qytetarë të shumtë, duke shfrytëzuar rastin edhe për selfie.
“Me qytetarët e Prishtinës në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës”, shkruan Basha në FB, duke postuar edhe një album me foto.
Ndërsa Berisha shkruan:
“Mirenjohje te thelle qytetareve te Kosoves per pritjen dhe ndjenjat vllazerore qe me rezervuan ne çdo hap dhe moment te qendrimit tim ne Prishtine!”