Krerët e policisë shqiptare e greke diskutojnë mbi trafikimin e drogës

0
753

Drejtori i përgjithshëm i policë shqiptare dhe homologu i tij grek, janë takuar për të diskutuar mbi çështjen e trafikimit të drogës.

Ky takim i realizuar në Janinë, ishte në kuadrin miqësor e etik dhe kishte si synim njohjen e dy Drejtoreve.

Drejtori i policisë greke, Kostandinos Tsuvalas, tha se ky takim përbën një hap shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin midis dy palëve, bashkëpunim i cili, siç theksoi ai, është në nivel të mirë.

I pyetur për trafikimin e vazhdueshëm të narkotikëve midis dy shteteve, Tsuvalas është shprehur: “Drejtori shqiptar më transmetoi interesim të sinqertë për të luftuar aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të drogës.”

Gjatë takimit janë diskutuar çështje që kanë të bëjnë me vlerësimin e bashkëpunimit të deritanishëm policor dhe forcimin e mëtejshëm të tij.

“Ky takim, hapi i parë i të cilit ishte ftesa nga ana e Tsuvalas, dëshmon për një nivel të mirë bashkëpunimi midis Policive të dy shteteve”, shkruajnë mediat greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here