Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg ish-gjyqtarin, Shkëlqim Miri

0
649

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda  ka refuzuar kërkesën për ndryshimin e masës për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri.

Ky i fundit kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ‘Arrest në burg’, të cilën gjykata  e shkallës së parë për krimet e rënda e ka vendosur ndaj për akuzën e korrupsionit.

Avokati i ish-gjyqtarit Ardian Vishaj kishte paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë të Krimeve të Rënda, ku kërkonte lirimin e klientit të tij nga qelia për shkak të gjendjes se tij të rënduar shëndetësore.

Tek Krimet e Rënda ishte paraqitur serish kërkesa për zëvendësim mase për Shkëlqim Mirin me argumentin se prej 2 muajsh Prokuroria s’ka bërë asnjë veprim dhe nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje ish-gjyqtarin.

46-vjeçari u arrestua më 9 nëntor 2017 pasi dyshohet se ka marrë rryshfet për ndryshimin e vendimit gjyqësor ndaj shtetasit Gentian Doda. Ai ishte i dënuar me 20 vjet burg pasi në 1997 në Burrel vrau Gazmir Dedja dhe Asllan Gjokën.

Dyshohet se kundrejt vendimit Doda, ka fituar lirinë. Si prova materiale, policia sekuestroi në shtëpinë e Mirit një shumë prej 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here