Kryeprokurorja Arta Marku ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në prokurorinë e Elbasanit, ndërsa ka zhvilluar një bisedë për 30 minuta me drejtuesin e prokurorisë Ardian Nezha. Në fokus të bisedës ka qenë përzgjedhja e prokurorëve që do të jenë pjesë e Task Forcës dhe hetimet proaktive.
ReportTv ka mësuar se kreu i prokurorisë së Elbasanit Ardian Nezha ka identifikuar mbi 40 dosje të cilat do të rihapen. Burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta pohuan se dosjet që do të rihapen lidhen me pastrimin e parave, vrasje, krimet ndaj pronës dhe korrupsionit. Kjo është vizita e dytë brenda muajit e Arta Markut në prokurorin e Elbasanit