Rruget malore nen kontrollin e debores, qarkullimi i automjeteve pa zinxhirë është me rrezik…

0
1008

Rikthimi i reshjeve te dëborës e ka vështirësuar qarkullimin ne rrugët e zonave malore te Shkodrës dhe Malësisë se Madhe. Sipas shefit te emergjencave civile te Malësisë se Madhe, Qerim Hysaj, rruga për ne Theth është bllokuar ne Qaf Thore ku trashësia e dëborës është 70 centimetra.

Rruga e për ne piken turistike te Razmes mbahet e hapur, pasi ne dispozicion te saj  po mbahet një fadrome, ndërkohë qe trashësia e dëborës është 10 centimetra. E hapur është edhe rruga e Kelmendit, por vëmendja me e madhe nga drejtuesit e mjeteve duhet treguar ne gropat e Selces deri ne Qafe te Berdelecit, ku trashësia e dëborës ka arritur ne 40 centimetra.

Ne këtë aks punon një borëpastruese e emergjencave civile, e cila është përqendruar kryesisht ne segmentin Qafa e Berdelecit deri ne doganën e Gernçarit Vermosh, një zone kjo mbi 1200 metra mbi nivelin e detit dhe për pasoje edhe dëbora ngrin me shpejt. Është kjo arsyeja qe drejtuesve te mjeteve qe udhëtojnë për ne Kelmend, u kërkohet qe te mbajnë me vete zinxhirët pasi situata ne këtë segment mund te përkeqësohet nga momenti ne moment.

E njëjta gjë duhet thëne edhe për rrugën e Dukagjinit, e cila ne segmentin nga Prekali dhe deri ne Breg Lumi dhe Thethe eshte e mbuluar nga dëbora, ku trashësia ne malin e Shoshit është 30 centimetra, ndërkohë qe vazhdon te bjere pa pushim. Ne këto kushte, qarkullimi i automjeteve pa zinxhirë neper këtë rruge është i pamundur, bëjnë te ditur banoret e kësaj zone nëpërmjet lidhjeve telefonike duke u tërhequr vëmendjen drejtuesve te mjeteve qe te janë te kujdesshëm.

Gjithashtu edhe qarkullimi për ne njësinë administrative te Shllakut është i pamundur pa zinxhirë nga Vilza për ne drejtim te Cukalit. Ndërsa sa i përket  defekteve te ne sistemin e shpërndarjes se energjisë elektrike, janë riparuar 2 fidra qe ishin me defekt ne Shkoder si dhe njëra nga linjat elektrike e shërbimit te telefonisë celulare ne majën e Taraboshit. Probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike raportohen për disa fshatra te zonës se Kelmendit, ku ka ndërprerje për shkak te amortizimit te rrjetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here