Prokurori i Antimafias: Shqiptarët nga drogat e lehta po merren me kokainën

0
648

Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho ka zhvilluar një vizitë në ambientet e Task Forcës Speciale, nga ku më pas ka folur për bashkëpunimin me autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit e sdimos kundër trafikut të drogës. De Raho tha se grupet kriminale shqiptare nga pushtimi i brigjet italiane të Jonit dhe Adriatikut, edhe të veriut të Adriatikut, me trafikun të lëndëve narkotike, droga të lehta, kanë filluar të mënaxhojnë edhe trafikun e kokainës që më parë ishte monopol total i Ndrangheta-s.

 

DEKLARATA E PLOTË E DE RAHO
Si e vlerësoni procesin e Vetting-ut i cili pritet që të nisë në radhët e Policisë shqiptare?

Sot kam mundur të vizitoj një ekselencë, të këtij kursi të ri, që i jep shumë rëndësi luftës kundër krimit të organizuar. Në mënyrë të veçantë një Task Forcë, e cila po krijohet me qëllimin për të arritur objektivin e luftës dhe asgjësimit të krimit të organizuar, besoj se është zgjidhja e një impenjimi serioz dhe të rëndësishëm, i cili shkon në drejtimin e bashkëpunimit gjyqësor dhe bashkëpunimit të Policisë. Pikërisht për qëllimin e arritjes së objektivit sikurse thashë më parë të asgjësimit të mafies, të gjithë llojeve të mafieve.

Ne ndër të tjera kemi me Policinë shqiptare, me Magjistraturën shqiptare veprimtari hetimore shumë të rëndësishme, kemi krijuar skuadra hetimore të përbashkëta, të cilat vënë në dukje një padepërtueshmëri të subjekteve që kanë marrë pjesë në të dhe një rezervim në konfidencialitet absolut të burimeve, gjë që tregon në vetvete sesa i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe sa serioze ka qenë përzgjedhja e subjekteve që kanë marrë pjesë në skuadrat hetimore të përbashkëta.

Në Shqipëri ka nisur një hetim për grupet kriminale ku është krijuar dhe task-force dhe operacioni “Forca e Ligjit”. A do të bashkëpunoni ju dhe me autoritetet shqiptare për rreth 40 grupe kriminale që janë duke vepruar në Shqipëri?

Ne tashmë punojmë me Policinë dhe me autoritetet gjyqësore shqiptare prej kohësh dhe kemi me këto autoritete policore dhe gjyqësore, eksperienca hetimore shumë të gjera dhe komplekse, të cilat shohin të angazhuara shumë Prokurorinë në territorin kombëtar italian, në bashkëpunim të plotë dhe  energjik me organet e Policisë dhe organet gjyqësore shqiptare.

Unë duhet t’ju them që edhe rezultatet që arrihen në territorin tonë janë rezultate të rëndësishme.

Për sa i përket kriminalitetit shqiptar në Itali çfarë niveli është ai dhe a mendoni që “Forca e Ligjit” do të depërtojë dhe atje?

Në Itali konstatojmë praninë e grupeve kriminale shqiptare, të cilët pushtojnë brigjet tona të Jonit dhe Adriatikut, edhe të veriut të Adriatikut, me zbarkime, të trafikut të lëndëve narkotike, megjithëse janë droga të lehta, por ka hetime të cilat vënë në dukje se krimi i organizuar shqiptar fillon të menaxhojë edhe trafikun e kokainës.

Ndërsa ky sektor më para ishte monopol total i Ndrangheta-s, sot krimi i organizuar fillon të merret edhe me këtë lloj lënde narkotike. Mesa duket aq sa më është thënë, fakti që ka pasur një luftë territoresh edhe nëpërmjet asgjësimit të plantacioneve të kanabisit, kjo mesa duket e ka detyruar kriminalitetin e organizuar që të merret edhe me lëndë të ndryshme, të tjera. Faleminderit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here