Raporti i BERZH: Shqipërisë mund t’i duhen edhe 200 vjet të arrijë standaret e BE-së…

0
909

 

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se shteteve të Ballkanit Perëndimor mund t’i duhet edhe 200 vjet për të arritur standartet e jetesës së Bashkimit Europian nëse ecin me ritmin aktual.

Në një raport të fundit të publikuar prej BERZH bëhet një vlerësim i konvergjencës së Ballkanit Perëndimor me mesataren e standardit të jetesës në BE. Sipas kësaj analize janë nxjerrë tre skenarë: optimist, skenari bazë dhe pesimisti.

“Konvergjenca e plotë me mesataren e standardit të jetesës në BE mund të marrë shumë dekada. Një skenar bazë që përdor rritjen mesatarë për periudhën 2001-2016 tregon se 6 vendet e rajonit të  Ballkanit Perëndimor në mesatare mund të arrijnë një GDP-në për frymë mesatare të BE-së për gati 60 vite.

Një skenar optimist që përdor nivelin e rritjes së periudhës së para krizës tregon se mund të arrihet standardi i jetesës i BE brenda më pak se 40 vite ndërkohë që në skenarin pesimist që përdor mesataren e rritjes së post krizës rezulton që arritja e BE-së do të vinte pas 200 vitesh. Shpejtësia me të cilën kapet ritmi do të varet nga shpejtësia me të cilën do të adresohet sfidat që pengojnë zhvillimin e rajonit në potencialin e tij të plotë”, thuhet në raport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here