Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Shqiptarët “i ndëshkon eksperienca”, kapen me 1 kg kokainë e mijëra euro

Shqiptarët “i ndëshkon eksperienca”, kapen me 1 kg kokainë e mijëra euro

0
1293

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia në Xhenova të Italisë, teksa u kapën me 1 kg kokainë dhe dy pistoleta.

Dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë për vepra penale të lidhura me drogën dhe mbajtjen e armëve të vjedhura.

Njëri prej tyre nuk kishte leje qëndrimi, ndërsa kishte histori kriminale të lidhura me krime kundër pronës, ndërsa tjetri qëndronte në Itali për periudhë të shkurtër.

Arrestimet e tyre erdhën pasi bënë gabimin e zakonshëm të shumë prej shitësve të rinj të drogës; lëvizjet e dyshimta.

Patrullat e policisë kishin pikasur shqiptarët duke qarkulluar shpesh në zonë ndërmjet Casaregis dhe Ruspolit pas pasur arsye të veçanta. Kjo çoi më pas në identifikimin e shtëpisë ku ata jetonin në Xhenova.

Pas disa ditësh kërkimesh në shtëpinë e tyre u gjetën 10 mijë euro para të gatshme, të dyshuara si të përfituara nga trafiku i drogës.

Kërkimet gjetën edhe sasinë prej 1 kg drogë e pastër, e ndarë në pako si dhe armët që ishin vjedhura në Liguria.

Të dy të dyshuarit u arrestuan dhe u transferuan në burgun Marassi në pritje të seancës së vlefshmërisë së arrestimit të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here