Friday, May 24, 2024
Home Aktualitet 60 cm dëborë në Pukë, zhbllokohen zonat e izoluara nga dëbora…

60 cm dëborë në Pukë, zhbllokohen zonat e izoluara nga dëbora…

0
821

Pas situates së krijuar nga reshjet e bores, të cilat në Pukë arriten në 60 cm, bashkia ka ndërhyrë për zhbllokimin e fshatrave të izoluar nga bora.

Një mjet borpastrues i ministrisë së Brendshme dhe tre eskavator të bashkisë kanë bërë të mundur zhbllokimin e njësive administrative Qelez e Qerret, ndërkoh po punohet për zhbllokimin e rrugëve që lidhin fshatrat me qëndren e njësisë administrative Gjegjan.

Kreu i bashkisë së Pukës Gjon Gjonaj thotë se po bëhet çfarë është e mundur për të lehtësuar jeten e qytetarve në zonat e thella, por kërkon mirëkuptimin e tyre.

Në Pukë reshjet e bores krijun vështirësi të shumta kryesisht me izolimin e fshatrave ndërkohë që deri tani nuk janë shënuar probleme të emergjencave shëndetësore, apo probleme në furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here