Çështja e detit, Kotzias sulmon Bakoyannis: Marrëveshja jote ishte fantazmë, çfarë po negociojmë me Shqipërinë…

0
936

 

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, është thirrur në interpelancë nga ish-ministrja e Jashtme, Dora Bakoyannis, për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen e detit me Shqipërinë.

Ish-ministrja e Jashtme greke kërkoi gjithashtu nga kryediplomati grek listën e negociatorëve, si dhe një kontekst të marrëveshjes, duke e akuzuar atë për negociata të fshehta.

Ndërsa Kotzias akuzoi Bakoyannis, se ka kryer negociata të fshehta me palën shqiptare në vitin 2014.

“Marrëveshja e re ka të bëjë me 9% të sipërfaqes së detit midis Greqisë dhe Shqipërisë. 1.190 kilometra katrorë i përkasin palës greke nëse zgjeron me 12 milje zonën bregdetare, 1.220 kilometra katrorë i përkasin palës shqiptare, e cila tashmë e ka zgjeruar zonën e saj detare me 12 milje, ndërsa mbetet një pjesë rreth 9% e zonës detare për t’u negociuar. Ajo që duhet të zbulojmë është nëse ka çështje të tjera teknike që duhen zgjidhur”, u shpreh Kotzias.

Sakaq, Dora Bakoyannis, është shprehur se marrëveshja e vitit 2009 është bërë në bazë të vijës së mesme në totalin e përcaktimit të kufirit detar, duke dhënë edhe ndikimin e plotë në këtë përcaktim të ishujve grekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here