Kapen 2 te rinje shqiptare me 61 kg droge ne Kapshtice

0
843

Një tjetër sasi droge është kapur në Greqi. Policia fqinje sekuestroi 53 pako me 60 kg e 954 gramë marijuanë pranë Kapshticës.

Autoritetet greke ndaluan një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, dhe në pranga ranë drejtuesi 33-vjeçar i mjetit dhe pasagjeri 24-vjeçar, të dy shqiptarë.

 

Gjithashtu është shpallur në kërkim pronari i mjetit, 59-vjeçar, edhe ai me kombësi shqiptare.

Në cilësinë e vlerës materiale u sekuestruan 2 celularë dhe 105 euro.

Prej 20 Janarit e deri sot, ne Igumenice, Janine, Athine, Selanik e kryesisht ne zonen Kostur-Follorine, policia greke ka sekuestruar 2.4 ton marijuane qe vinte nga Shqiperia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here