Sunday, May 5, 2024
Home Aktualitet Rriten temperaturat, por rrezik nga përmbytjet

Rriten temperaturat, por rrezik nga përmbytjet

0
1009

Sipas llogaritjeve hidrologjike të Institutit të Gjeoshkencave, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme për ditën e sotme. Nesër dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes në të gjithë territorin. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, probleme mund të shfaqen edhe në zonat urbane. Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë edhe në Lumenjtë Mat dhe Ishëm. Baseni Drin dhe Buna, do ketë rritje të prurjeve, por vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve të mundshme nga kaskada e Lumit Drin. IGJEUM është duke vazhduar llogaritjet hidrologjike për vlerësimin e rrezikut nga përmbytjet.

Sot pasdite dhe ditën e nesërme priten reshje intensive në qarqet e veriut,-raporton Instituti i Gjeoshkencave të shoqëruara këto edhe me shtrëngata. Ndërsa në qarqet e tjera do të jenë të dobëta deri mesatare

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 500 m mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit për ditën e nesërme do  të arrijnë:

në bregdet: 7 / 15 °C

Në vendet e ulëta: 7 / 12 °C

Në vendet malore: 1 / 9 °C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare për sot dhe nesër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here