Basha: Me Ramën në pushtet s’ka siguri e drejtësi, është i zhytur në krim

0
653

TIRANE-Në një deklaratë për mediat për rendin dhe sigurinë, kreu i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Basha u shpreh se Rama nuk çlirohet nga krimi sepse është i zhytur thellë dhe se për sa kohë ai të jetë në pushet nuk do ketë siguri dhe drejtësi.

“Kohët e fundit janë rritur ndjeshëm grabitjet dhe vrasjet. Në vend të investimeve të huaja, kemi kokainën e tyre. Edi Rama nuk çlirohet nga krimi sepse është i zhytur thellë. Ata që sollën krimin nuk mund ta luftojnë atë. Për sa kohë Edi Rama është në pushtet nuk do ketë drejtësi. Tirana do vazhdojë të jetë lavatricja e pastrimit të parave të drogës dhe krimit. Për sa kohë Rama të jetë në pushet nuk do ketë siguri dhe drejtësi, pasi do kapen shoferët dhe jo ‘kokat e drogës’.”- tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here