Saturday, April 27, 2024
Home Aktualitet Shteti do marrë mbrapsht pronat në bregdet: 30 mije parcela do i...

Shteti do marrë mbrapsht pronat në bregdet: 30 mije parcela do i nënshtrohen rivlerësimit

0
969

Të gjitha tokat bregdetare që i janë grabitur shtetit ndër vite do i rikthehen atij.

Drejtori i ALUIZNI-t doli në një deklaratë për median për të njoftuar për planin e veprimit që do të ndërmarrë qeveria shqiptare.

Do të jenë 30 mijë parcela që do i nënshtrohen procesit të rivlerësimit

Artan Lame: Po përgatitet një skemë ndërveprimi për ndarjen e pronave në mënyrë abuzive. Do i japim fund këtij procesi. Qeveria synon t’i rikthejë shtetit këto prona të grabitura në mënyrë të padrejtë. Prona, që duke u rigrupuar në dorë të shtetit do të kenë destinacion të qartë: Përdorimin e tyre në procesin e kompensimit të ish pronarëve dhe në procesin e investimeve në turizëm.

 Do krehet vendimmarja përgjatë vijës bregdetare.  Këtij procesi ligjvënës do t’i nënshtrohen rreth 30 mijë parcela përgjatë gjithë  bregdetit shqiptar. Tokat në zonat bregdetare u ndanë duke u konsideruar si bujqesoreTokat e ish-kooperativave janë keqpërdorur, do t’i kthejmë shtetit tokat e grabitura

Apeli per kujdes 

Lame kishte dhe një apel për qytetarët: Të bëjnë kujdes për blerjen e tokave në  në bregdet, veçanërisht për tokat me çmime të ulëta.

Artan Lame: ” Po vemë re se ditët e fundit, të kapur nga paniku i zbulimit të bëra, një pjesë e të paudhëve po mundohen të humbasin gjurmët e krimit, duke i shitur, rishitur, ndarë e rindarë, copëzuar këto parcela të përfituara në rrugë të kundraligjshme. 

Në këto kushte, i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, që në padiejni mund të bien në kurthe të tilla, të tregohen të kujdesshëm në momentin që do t’u duhet të blejnë toka në zonat bregdetare, prona me prejardhje të dyshimtë apo që mund t’u duken tërheqëse për shkak të çmimeve të ulta. Pas tyre, duhet të keni parasysh, që fshihen njerëz apo ish funksionarë që i kanë përfituar këto prona në mënyrë të paligjshme.

Qytetarët të tregohen të kujdesshëm në momentin që duan të blejnë prona në zonat bregdetar. Para blerjes interesohuni në zyrat e urbanistikës dhe në Bashki. Nëse s’ka plane rregulluese në këto zona, mos i blini. Mos merrni toka të cilat nuk mund të kthehet asnjëherë në toka të ndërtueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here