Jane se paku 30 familje ne Grude te Re, qe jo vetem vuajne mungesen e energjise elektrike por edhe u rrezikohen femijet nga rrjeti i cili eshte jashte çdo kushti te sigurise teknike. Ne moren shkas per kete kronike nga telefonata qe kishte bere ne televizion njeri nga banoret, Gjoke Molla:
Edhe linjat e tensionit te ulet kalojne neper shtylla druri qe rrezikojne nga momenti ne moment te rrezohen, nderkohe qe per tu lidhur me rrjetin elektrik thone se kane paguar privatisht nga 80 mije leke e reja 10 vite me pare, dhe OSHEE nuk e njeh as sot shpenzimin e tyre:
Ndersa dy banoret e tjere, Ndoc Molla dhe Tonin Zojzi, thone se ka edhe mbifaturime qe arrijne deri ne 46 mije leke te reja, por askush nuk sqaron se çfare ka ndodhur:
Gjoke Molla thote se nuk duhet çuditur nga keto fatura, kur matesat elektrik lexohen njehere ne vit:
Gruda e Re nuk eshte me shume se 4 kilometra nga zyra e OSHEE Shkoder. E theksojme kete distance per te kujtuar se eshte e pajustifikuar per OSHEE-ne qe nje zone te tille kaq prane mbetet jashte kontrollit !