Parlamenti vendos neser per komisionin hetimor ne çeshtjen “Tahiri”

0
1035

Ditën e nesërme Parlamenti do të vendosë nëse do të ngrejë apo jo një komision hetimor për çështjen “Tahiri”.

Kërkesa e PD është depozituar në Kuvend rreth dy javë më parë për Komision Hetimor për  të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në çështjen për të cilën akuzohet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Objekt i komisionit të kërkuar nga PD, do të jenë edhe ndërhyrjet që janë bërë për të mos lejuar organin e Prokurorisë të hetojë penalisht këto raste. Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend nga PD sqarohen edhe çështjet që do të hetohen nga Komisioni Hetimor që do të drejtohet nga opozita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here