LAJM I FUNDIT/ Negociatat për detin, Presidenti Meta pret në zyrë ambasadoren greke

0
613

 

Presidenti Ilir Meta ka pritur paraditen e sotme në zyrën e tij ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Eleni Surani. Mësohet se në takimin e nisur rreth orës 12:30 në Presidencë, do të bisedohet rreth çështjes së negociatave Shqipëri-Greqi për çështjen e detit.

Në këtë takim konsultativ do të flitet edhe për rolin e Presidentit në negociatat me Greqinë.

Kujtojmë se disa ditë më parë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i kërkoi Kreut të Shtetit autorizimin për fillimin zyrtar të negociatave me Greqinë për çështjen e detit. Por përmes një letre, Meta kërkoi informacione shtesë mbi grupin negociator dhe teknikalitete të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here