Rritje e fenomenit te dhunes,2017,mbi 4500 denoncime për dhunë ndaj grave

0
665

Në një vit 4500 gra denoncuan dhunë dhe krim në familje. Të dhënat tregojnë rritjen e fenomenit të dhunës por në anën tjetër edhe besueshmërinë institucionale përsa i takon denoncimeve. situata bëri që ekspertët të përmirësojnë ligjin ekzistuese për parandalimin e dhunës, kur urdhri i mbrojtjes së nënës do ti kaloj automatikisht fëmijës.

Gjatë vitit 2017 në polici rreth  4500 gra denoncuan raste të dhunës dhe krimeve të tjera të ndodhura në marrëdhëniet familjare. Krahasuar me vitin paradhës, 2016, numri i denoncimeve është rritur me 380 raste. Të dhënat tregojnë fenomenin që është gjithnjë e në rritje, por edhe ndërgjegjësimin dhe besueshmërinë institucionale.

Në mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit Kombtar të Barazisë Gjinore, ministrja e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se ndryshimet ligjore për parandalimin e dhunës bën që urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes të kalojë automatikisht nga nëna e dhunuar tek fëmija.

Manastirliu: Ne propozojmë që urdhëri i mbrojtjes për nënën automatikisht të parashikojë urdhërin e mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë.

Përsa i takon punësimit, gjatë 2017 zyrat e punësimit raportojnë për 23 mijë raste të ndërmjetësuar, dhe punësimin e 5200 rasteve gra të papuna.

Manastirliu:  Rezultojnë të ndërmjetësuara për punë 23 136 persona nga të cilat 50.5% janë gra dhe vajza duke ulur hendekun gjonor me 2%.

Zv/Kryeministrja Senida Mesi iu referuar një tjetër statistike.

Mesi: Rezultati flet vetë që një nga tre biznese të hapura të reja është jo vetëm i themeluar, por edhe i administruar nga një femër.

Shqipëria është vendi i parë në rajon që ka bërë buxhetimin gjinor, me qëllim nxitjen e politikave. Fondi është 15 miliardë lekë ose 90.1 milion USD, ndërsa  përfaqësuesit e shoqërisë civile në Këshill shprehen rezervat e tyre në lidhje me mungesën e buxhetit për mbështetjen e shërbimeve për viktimat e dhunës në familje, si në nivel kombëtar ashtu edhe atë vendor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here