Permbytjet ne Mushan, Banoret: Nenshkodra vuan nga degradimi i kanalizimeve…  

0
1524

Prita prej betoni ne Darragjat eshte mbuluar nga ujerat e Bunes. Bazuar ne nivelin e kësaj prite nga shtrati i lumit, ne krahasim me periudhen e veres, prurjet ujore te lumit Buna jane rritur me mbi 2 metra.  Ndersa pak kilometra me poshte, tek Argjinatura e Darragjatit, nje pike kritike kjo gjithnjë per  Dajçin sa i parket përmbytjeve, ka rezerve te konsiderueshme per rritjen e nivelit te ujit.

Perballe nga bregu i tjeter, uji ka kaluar mbi siperfaqen e tokes qe administrohet nga Ana e Malit. Kjo argjinature me përforcimet qe i jane bere, nuk paraqet rrezikshmëri gje qe besohet nga vete banoret e zones. Ata shprehin shqetësimin per token tek argjinatura e Mushanit, qe u perket 70 familjeve, te cilen e kane mbjelle me baze ushqimore per blegtorine, por qe permbytet sapo fillon te ngrihet niveli i ujerave te Bunes:

Problemi qe ka jo vetem Dajçi, por ne teresi fusha e Nenshkodres eshte degradimi i rrjetit te kanalizimeve, ndaj dhe rreziku i përmbytjeve eshte gjithe prezente gjate dimrit:

Ata i shqetëson edhe fakti se si zone me rrezikshmëri përmbytje, e ndjejne veten te  privuar nga disa shërbime dhe thone se nuk dime kuj ti ankohemi:

Ne permbytjet e viteve 2010 – 2011 ne Dajç lartesia e ujit arriti deri ne dy metra, ku shkaktoi deme te medha materiale. Banoret thone se as sot pas 8 vitesh nuk ka perfundur faza e demshperblimit per ato deme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here