Vijojne levizjet ne rradhet e uniformave blu,ndryshime ne Vlore e Elbasan

0
1234

Vijojnë lëvizjet në rradhët e uniformave blu. Pas largimit të kreut të komisariatit të Pukës, dhe zëvendësimit të tij me Asllan Zhivanin ndryshimet kanë prekur edhe komisariatin e Vlorës dhe Elbasanit.

Në Vlorë, Alket Ahmeti është emëruar në krye të Komisariatit ndërsa postin e zëvendësdrejtorit e ka marrë Dritan Dorda.

Në Elbasan, është larguar zëvendës drejtori i Policisë Edmond Sulaj dhe në vend të tij është emëruar Ilirjan Balla. Shef i rendit po në këtë qytet është emëruar Bledar Perbati, detyrë që mbahej më parë nga Lavdërim Durbaku.

Kujtojmë se Vettingu në Polici u miratua mbrëmjen e djeshme në Parlament ndërsa Vlora dhe Elbasani janë konsideruar si qytetet ku kanë bazat disa nga grupet kriminale më të rrezikshme në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here