Thursday, May 2, 2024
Home Politikë “Dorëzohet” KQZ, Zguri: S`kemi mundësi të hetojmë shitblerjen e votës

“Dorëzohet” KQZ, Zguri: S`kemi mundësi të hetojmë shitblerjen e votës

0
663

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për herë të parë i përgjigjet akuzave politike për vjedhjen dhe deformimin e votave duke pranuar se ka mundësi të kufizuara në hetimin e këtyre rasteve.

Në analizën e punës së këtij institucioni për vitin 2017 në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, kreu i KQZ Klement Zguri tha se denoncimet e paraqitura për shitblerje votash, presione apo përdorim të administratës, kanë qenë anonime dhe pa prova.

Zguri theksoi se mundësitë e komisionit për hetimin e këtyre rasteve janë të kufizuara qoftë në anën financiare ashtu edhe në kompetenca.

Zguri: Ata që kanë telefonuar kanë qenë anonim, nuk kanë sjellë prova të qarta që ti imponoheshin KQZ. Fuqitë tona deri këtu shkojnë, KQZ qoftë në komptenca ligjore apo në burime financiare është e kufizuar.

Deklaratat e Zgurit erdhën në përgjigje të akuzave të deputetëve të PD Enkelejt Alibeaj dhe Gent Strazimiri të cilët thanë se presioni politik dhe tryesnia e mazhorancës ndaj KQZ ka qenë asfiksuese. Sipas tyre shitblerja e votës ka tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve në masën 20 për qind.

Alibeaj: Doni shembull? Përsëri Edi Rama u thotë policëve hiqni grada, hiqni kapele bëni vota për PS. Për investimin e parasë së krimit dhe kanabisit për atë proces. 

Nga ana tjetër deputeti i PS Alket Hyseni kërkoi kujdes në mënyrë që personat me precedentë penalë të mos punësohen në administratës zgjedhore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here