Mungojnë ne terren specialistet e ujerave, nuk mjaftojne vetem konstatimet dhe raportimet ditore       

0
767

Rreth 100 hektarë toke tek Ura e Gjolulit, nga dy anët e rrugës janë te mbuluara nga ujë. Kjo është pjesa fundore e fushës se Nënshkodrës, ku bashkohen prurjet e kolektorëve kryesore, për te vijuar ne kanalin e Nertemzes dhe përfunduar ne vilunin e Velipojës. Është një zone qe gjate dimrit ne te shumtën e kohës përmbytet, ndaj banoret e përdorin me se shumti për kullotat e bagëtive.

Ndërkohe pavarësisht rritjes se nivelit te ujit, punimet për ndërtimin e urës se re  apo qarkullimi ne drejtim te Velipojës dhe Shkodrës, kane vijuar pa probleme.  Edhe zgjerimi dhe pastrimi  kolektorëve anësorë si pjese e projektit te ndërtimit te rrugës, duket se kane shërbyer mire për evadimin e shpejte te ujerave qe mund te shkaktonin përmbytje ne segmente te veçanta. Kjo duket qarte edhe ne fshatin Trush, ku ne ndryshim nga pak dite me pare, te mërkurën nuk kishte prani te ujit as ne oborret e  shtëpive dhe as tek tokat pranë rrugës, pasi kolektorët funksiononin normalisht.

Gjithashtu edhe proçeset e punës për ndërtimin e rrugës Shkoder – Velipoje nuk janë ndërprerë dhe, sipas specialisteve, gjithçka po ecën sipas grafikut te punimeve. Ne situatën e krijuar ku nga rritjet e prurjeve ne Hidrocentralin e Fierzës, ka disa dite qe kane nisur shkarkimet nga hidrocentralin i Vau Dejës, prania e specialisteve te ujerave ne zonën e Nënshkodrës është i domosdoshëm, për te verifikuar ne terrenin konkret lëvizjet dhe kuotat e ujit.

Deri tani kjo nuk po behet, terreni po inspektohet me se shumti nga drejtuesit vendor dhe te Prefekturës, ndërsa specialistet, qe e kane për detyre te nxjerrin te nxjerrin përfundime ne raste te tilla, vazhdojnë te mungojnë. Nuk mjaftojne vetem konstatimet dhe raportimet ditore, per saktësimin e  projekteve qe do te kërkohen me vone per ndërhyrje ne keto zona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here