Lagjet ne Livade nuk rrezikojne te permbyten, Ujerat e liqenit te Shkodres depertojne ne anen tjeter te BY-PASS-it

0
1415

Ndërsa ne BY PASS-in e Shkodrës punohet normalisht, ne dy anët e tij si nga Liqeni ashtu dhe qyteti, uji është i pranishëm ne nivel te larte. Ndonëse duhen edhe disa kohe qe te përfundoje BY –PASS-i, akoma nuk është e qarte nëse do te ndikoje KJO VEPER për ti shpëtuar nga përmbytjet lagjet e qytetit ne këtë zone .

Faktikisht deri tani nuk mund e flitet për këtë MUNDESI, pasi ujerat e liqenit te Shkodrës nëpërmjet tombinave qarkullojnë lirisht  nga dy anët e kësaj vepre, DUKE KRIJAUR DHE PELLGJE, e gjithashtu është bllokuar edhe njeri nga kolektorët kryesor te qytetit. Ata qe i janë gëzuar kësaj lëvizje te ujit duket se janë te apasionuarit pas gjuajtjes se peshkut me grep, te cilët çdo dite dhe me shume po shtohet edhe nga BY-PAS-i.

Por rritja e nivelit te ujit te Liqenit te Shkodrës kësaj radhe nuk është e tille sa te rrezikoje për përmbytje shtëpitë ne livadhe. Siç e tregojnë edhe pamjet e filmuara ditën e ënjte, ne këto lagje gjithçka duket normale. Uji është ne thellësi, shume larg oborreve te tyre, dhe duke kujtuar pamjet e viteve 2010 – 2011 dhe 2013 ne këto zone, sot as qe mund te flitet për rrezikshmëri përmbytje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here