Elbasani celi me Festivalin Folklorik Tipologjik i Këngës Popullore siparin e aktiviteteve për festën e Ditës së Verës.

Risia e këtij viti është pjesëmarja e grupeve nga diaspora, krahas artistëve të muzikës popullore qytetare nga të gjitha trevat shqiptare. Rreth, 200 artistë, nga 15 deri në 70 vjec do të ngjiten në skenën e teatrit Skampa, për dy nete me radhë për të shpalosur traditat dhe pasurine folklorike të zonave që përfaqësojnë

Por, këngëtari i mirënjohur i këngës, popullore Elbasanase, Mehdi Zena kërkon më shumë përfaqësim dhe hapësirë për zërat e rinj që do të trashëgojnë dhe cojnë përpara traditën

Mehdi Zena: Festivali duhet të ketë prurje të reja dhe këngëtarë të rinj. Shkodra kishte dhe shembullin e saj duhet ta marrin të gjithë 

Natën e dytë të festivalit që këtë vit shënon edicionin e 15, do performojë edhe Anasambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve

 

LEAVE A REPLY