Vasili kundër Lu: Çekaj ishte në Gjermani, sepse 613 kg kokainë këtu i prisnin garantët, ‘peshkaqenët’

0
744

 

Petrit Vasili, kryetari i Grupit të LSI, ka shprehur një bindje krejt ndryshe nga ambasadori amerikan Donald Lu, sipas të cilit pronari i firmës së bananeve, Arbër Çekaj, ishte “peshku i madh” i drogës.

Sipas Vasilit, Çekaj ndodhej në Gjermani kur 613 kg kokainë erdhën në Shqipëri, ç’ka do të thotë se këtu drogën e prisnin garantët ose “peshkaqenët”, siç e theksoi ai.

“Arbër Çekaj në momentin që u kapën 613 kg ndodhej në Gjermani. A ishte ai peshku apo ata që i dolën garant dhe i thanë “rri i qetë se ne jemi këtu?! – vërejti Vasili në një bashkëbisedim me gazetarët. – Nëse do të ishte ndryshe, do të ishte vetë ai këtu në krye të punëve; se një operacioni i prin ai që është në krye të operacionit, kurse Çekaj ishte atje dhe këtu kanë qënë garantët.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here