Shkarkime minimale nga HEC Vau Dejes, specialistet besojne se ka kaluar faza kritike ne kaskaden e Drinit…

0
1221

Shkarkimet nga hidrocentrali i Vau Dejes nuk jane me shume se 200 meter kub uje ne sekond, behet e ditur zyrtarisht nga specialiste te këtij hidrocentrali. Kjo situate eshte filmuar nga tv1- channel ne oret e drekes te dites se hene tek tuneli i Zadejes…….. Sipas specialisteve, kjo sasi shkarkimesh eshte e papërfillshme, ne krahasim me ate te pak diteve me pare kur u detyruan te shkarkojne 800 deri ne 1000 meter kub uje ne sekond…

Intensitetin e ulet te shkarkimeve e dallon edhe tek Ura e Spatharit……… Nderkohe me daten 9 janar ketu kishte nje pamje krejt tjeter……..  Specialistet e hidrocentraleve ne kaskaden e Drinit, Vau Dejes, Koman dhe Fierze theksojne se rikthimi i reshjeve te shiut e ka rritur pergjegjesine per menaxhimin e tyre, e sidomos per llogaritjen e prurjeve anesore, po gjithsesi besojne se nuk do te kete situata qe te detyrojne te kryejne shkarkime te medha.

Ata besojne se faza kritike paralajmërohej  para disa ditesh nga prurjet e shumta ujore ne hidrocentralin e Fierzes ka kaluar. Sipas tyre, edhe lumenjte e tjere ne zonen e Shkodres, siç eshte Kiri, ka prurje me te pakta, pavaresisht reshjeve te shiut, gje qe tregon se situata drejte normalizimit eshte e pakthyeshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here