Ku jane specialistet antipermbytje ?  Banoret: Per nje 100 metra argjinature, qindra ha toke nen uje

0
1197

Mungesa e specialisteve te ujerave ne terren keto dite me përmbytje, i revolton banoret e zonave te prekura nga uje. Ata thone se kjo situate,pas te keqes, duhet shfrytëzuar per te testuar kolektoret qe u pastruan, skemen aktuale te kullimit dhe, ç’eshte me e rendesishmja: ku duhet nderhyre per te mënjanuar sa te jete e mundur permbytjet. Por ne kete drejtim nuk ka fare interesim, na thone ne Dajç. Konkretisht, ata kujtojne se si nje argjinature jo me e gjate se 100 metra ne Shirq sherbente per te shpetuar nga permbytjet qindra hektare toke. Por pas përmbytjeve te vitit 2010 e prishen, kur fuqizuan argjinaturen kryesore, dhe nuk u kujtua me njeri per ta ndertuar. Gjoke Kola dhe Mark Maçaj, banore te Shirqit, tregojne  se ku ka qene kjo argjinature dhe çafare ndodhi me te:

Problemet e shpeshta qe krijojne reshjet e shiut dhe shkarkimet ujore te hidrocentraleve ne zonen e Nenshkodres, behen objekt diskutimesh vetem ku gjendemi para faktit te kryer me përmbytje, ndersa me pas gjithçka harrohet. Pervoja e dy dekadave te fundit flet mjaft qarte per kete. Nese duam qe Nenshkodra te jete zone e banuar, kjo nuk mund te sigurohet po nuk zbatohen sa me pare projektet qe menjanojne rrezikun e përmbytjeve, ndryshe gjithçka tjeter mbetet ne kuadrin e fjaleve boshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here