Rikthehen permbytjet ne Dajç, fermeret kerkojne baze ushqimore per bagetite…

0
1151

Reshjet e 48 oreve te fundit dhe rikthimi i shkarkimeve nga hidrocentrali i Vau te Dejes, e kane perkeqesuar situaten ne njesine administrative te Dajçit, e ne veçanti ne Mushan dhe Shirq. Rruga qe lidhe Darragjatin me fshatrat e tjere te Dajçit eshte bllokuar dhe lartësia e ujit ketu eshte 70 centimetra. Banoret e ketyre fshatrave kujtojne se u jene bere deme te medha ne bujqësi dhe blegtori, pa harruar qe  rikthmi i ujit ben qe te shtyhet edhe afati optimal i mbjelljeve te pranveres:

Sipas banoreve, ne oret ne  vijim siperfaqja  e përmbytur do te vine duke u rritur pasi rrjedhja e ujit vazhdon me intensitet. Ata kerkojne qe te ndihmonen sa me pare me baze ushqimore per blegtorine, pasi te pakten  30 familjeve ne Mushan dhe Shirq qe kane qene ne shtepi te rrethuara nga uji,  u eshte demtuar baza ushqimore qe kishin rezervuar per bagetine.  Nikoll Pali, njeri nga fermeret ne Shirq, qe ka 18 krere lope, thote se deri tani ka marre si ndihme jo me shume se 6 thase me koncentrate qe nuk mjaftojne me shume se per nje, prandaj eshte emergjente sigurimi i bazes ushqimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here