“Shqipëria pret hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE Brenda këtij viti”

0
579

“Shqipëria pret hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE Brenda këtij viti. Ne shpresojmë të marrim një rekomandim të pakushtëzuar për hapjen e bisedimeve me raportin e prillit të Komisionit Evropian dhe do të shohim Këshillin në qershor për të adaptuar vendimin për hapjen e negociatave”.

Deklarata është bërë gjatë një interviste të gjatë të ambasadores së Shqipërisë në BE Suela Janina dhënë për “European Western Balkans”, ndërkohë që flet për atë që ka ndodhur në vend, që nga Samiti i Selanikut 15 vjet më parë ku nisi rruga evropiane e Ballkanit, e deri tani, kur në Sofje, pati një samit tjetër ballkanik me BE.

“Pritshmëritë tona nuk janë të pabaza. Si një vend kandidat që nga 2014, Shqipëria vazhdon me një forcë vendimtare mbi reformat në sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisjen e mirë sikurse dhe reforma ambicioze ekonomike” tha ambasadorja.

“Ne e kuptojmë që BE pret rezultate konkrete nga Shqipëria dhe procesi I vlerësimit të këtyre rezultateve do të jetë I vështirë, por I drejtë. Nga takimi I Këshillit Evropian në qershor, unë shpresoj se ne do të jemi në gjendje të kemi cështjen tonë, të bindim partnerët në BE që ajo që kërkojmë nuk është favor, apo ndonjë cmim, por një rrugë drejt një vendimi të merituar për të avancuar me negociatat formale, që do të shërbejnë si një katalizator I rëndësishëm për të vazhduar reformat në vend dhe që të kthejë perspektivën e anëtarësimit në një realitet që do të transmetohet më shumë sesa një ëndërr për qytetarët tanë” tha ambasadorja ne interviste, raporton newsbomb.al.

Në 25 shkurt, Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker vizitoi Shqipërinë në kuadër të turit ballkanik për mbështetjen e 6 vendeve të Ballkanit për të qenë anëtare të BE. Strategjia e anëtarësimit të komisionit do të diskutohet në forumin e lartë evropian në prill, ndërkohë që në qershor pritet hapja e negociatave. Shqipëria ka edhe pak muaj kohë për të bindur vendet skeptike për të dhënë votën për hapjen e negociatave për anëtarësim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here