Tatimet:Ja 13 detyrimet qe mund ti paguani online

0
633

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se brenda muajit mars, sipërmarrësit, por edhe individët do të mund të realizojnë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.

Tatimpaguesit do të mund ta realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre dhe mund të kryejnë pagesë të pjesëshme ose të plotë, për këto taksa dhe tarifa:

13 detyrimet: 

Pagesa e TVSH-së së biznesit

Tatimi i fitimit të biznesit

Tatimi i lojrave të fatit të biznesit

Tatimi mbi të ardhurat personale

Renta minerare e subjektit

Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin

Taksat Kombëtare

Tarifat Kombëtare

Tatimi i mbajtur në burim

Kontributet shoqërore dhe shëndetësore nga biznesi

Detyrimet globale

Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi nga biznesi

Tatimi mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here