Vllaznia ndan nga 1 pike me Partizanin, Gjoka: Demtimet ndikuan, si shkoj loja barazimi me i drejte

0
702

 

Nuk kanë shkuar më larg se duke ndarë nga 1 pikë, Vllaznia dhe Partizani, në kryendeshjen e kësaj jave që u luajt në “Loro Boriçi”. Përtej përpjekjeve që bënë të dy ekipet, ato nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës dhë 90 minutat e lojës u mbyllen me rezultatin e bardhë 0-0. Ndeshja nisi mire për të dy ekipet me formacionet që ishin bërë publike më herët dhe në fushë u pa qartë dëshira e vendasve, por edhe miqve për të mos humbur asnjë shans, duke synuar fitoren.

Por fati nuk ishte as me kuqeblutë dhe as me të kuqtë. Ne minutat e para ishte Vllaznia që zotëroj mesfushen dhe kerkoj të shohë drejt portës së Alban Hoxhes. Megjithatë rastet e rrezikshme munguan. Në krahun tjetër Partizani tentoj të shfrytëzojë shpejtesine e Bardhit. Minuta e 34-te ishte një rast i mire për Vllaznine por gjuajtja e sulmuesit Sukaj u prit pa vështirësi nga portieri mik.

Në dhomat e zhveshjes skuadrat shkuan të barabarta dhe i tillë mbeti ky rezultat edhe në 45 minutëshin e dytë, ndonëse Partizani u zgjua dhe në minuten e 57-te Bardhi ishte pranë golit, por portjeri Sherri bën heroin. Edhe në të 59 minutë, ishte serish Sherri që grushtoj një tjetër top të gjuajtur nga Batha. Vllaznia detyrohet më pas të kryejë dy zevendësime pas dëmtimeve të Berishes e Gocajt, që ndikuan jo pak në lojën e skuadrës.

Deri në fund, bashkë edhe me 3 minutat shtesë ekipet kërkuan golin por ai nuk erdhi. Një rezultat ky që nuk ka kënaqur asnjerin prej ekipeve, ndonëse Vllaznia e sheh përkohësisht veten në avantazh 5 pikë nga rivali direkt, Teuta. Për mënyrën si shkoj loja barazimi ishte më i drejti tha Gjoka, megjithëse jo shumë i kënaqur pasi skuadrës së tij u duhen pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here