Ende nen uje 2400 hektare, mbetet problematike situata ne Dajç dhe Ane te Malit…

0
679

 

Rrezet e diellit, ndonëse të përkohshme nuk kanë arritur ta reduktojnë sipërfaqen e përmbytur në nënShkoder që ka shkuar në 2400 hektarë.  Ana e Malit vijon të jetë njësia me sipërfaqen më të madhe nën ujë, 1200 hektarë tokë, nga të cilat 420 në Muriqan, 580 në Oblikë dhe 200 në Obot. Rruga në drejtim të këtij fshati vijon të jetë e pakalueshme dhe lëvizja kryhet vetëm përmes varkave.

Nga sipërfaqja nën ujë në Anë të Malit, 890 janë të mbjella me kultura bujqësore, sera, grurë, ullishte, vreshte, agrume, pemetore etj. Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit dhe furnizimi me ujë i banorëve kryhet përmes botëve.  Ndërsa në Dajç janë përmbytura 780 hektarë nga të cilat 300 hektarë të mbjella me kultura bujqësore. Në lagjet Zadrimë, Marinaj dhe Maçaj në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Atje emergjencat civile vijojnë punën për largimin e ujit nga oborret e banesave përmes pompave të mëdha. Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 290 ha tokë e përmbytur dhe në Rrethina 130 hektarë. Edhe në zonën e Livadheve në perfieri të Shkodres janë të përmbytura 60 ha dhe 6 shtëpi me prezencë uji rreth tyre. Ndërsa në Gur të zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Nevojat për bazë ushqimore për vazhdimësinë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë imediate. Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit. Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma nuk ka një përgjigje zyrtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here