Majko kunder Balles per sponsorizimet Ruse

0
688

Me batuta ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka komentuar akuzat maxhorancës për lobimin rus të Partisë Demokratike.

Majko:Edhe ne ndonjëherë e teprojmë, psh me këtë punën e ndihmës ruse, apo sponsorizimeve ruse për PD-në.  Të jemi të sinqertë. Si një parti nuk jam dakord me kolegun Balla me të thënë të drejtën në disa drejtime. 

Me të thënë të drejtën ne si parti e jonë, partia e vjetër është fjala, nga viti ’49- ’61e  kemi pasur një 

Dëgjohen zëra nga PD

MajkoMë dëgjoni. Zoti Mima se ju më kuptoni më mirë se këta të tjerët. Nga ’49- ’61 edhe partia e vjetër e majtë ka pasur një afeksion por ka pasur afeksion për ideologji dhe jo për para. Edhe ne, me të thënë të drejtënkjo partia ime e vjetër, na duket shumë interesante eksperimenti juaj që merrni para nga rusët për të bërë lobim në Amerikë. Shumë interesant është. Por unë kam një këshillë. Mendoj se kur vjen fjala për tek rusët, mirë është që të konsultoheni me ne. Se kemi dhe çik eksperiencë për këtë punë. Madje e mbyllëm këtë punë në ’60 dhe bëmë një film “Ballë për ballë, kam frikë se në rastin tuaj do ta mbyllni me një këngë të tipit: “Lule ti e lule unë dil pak këtej se kam pak punë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here