Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka denoncuar sot disa raste të abuzimit me ndihmën ekonomike. Sipas Salianjit, skema është tërësësisht abuzive dhe po përdoret për blerje vote dhe kërcënim.
Sipas deputetit demokrat në qarkun e Korçës po marrin ndihmë ekonomike disa funksionar të Partisë Socialiste.
“Ja ku i keni emrat e sekretarve dhe komisionereve te partise socialiste me vila qe perfitojne dhe qytetare ne mjerim qe i keni hedhur ne meshiren e perëndisë. Qe te luftoni dembelizmin mos jepni para kot, qe te kuptojne vleren e parase rrisni pagesen dhe futini ne pune komunitare. Ndihma mos jete lemoshe por pagese diniiteti qe kushdo te kete mundesi te jetoje,” u shpreh Salianji.