Titullar tek Vllaznia,Sherri merr ftese nga Kombetarja U-21

0
713

Portieri 20-vjeçar shkodran, Alen Sherri po shkëlqen te Vllaznia dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re as nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.

Ky i fundit i ka dërguar një ftesë të riut shkodran, që të bëhet pjesë e grumbullimit të Shpresave, për sfidën kualifikuese të Euro U21, mes Shqipërisë dhe Sllovakisë, e cila do të luhet më 23 Mars, në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.

Sherri bëhet lojtari i dytë i Vllaznisë, që do të jetë pjesë e Kombëtares Shpresa, pas Ardit Krymit, që është pjesë e rregullt e grumbullimeve të Bushit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here