Thursday, May 2, 2024
Home Aktualitet Përmbytjet, ministria e Mbrojtjes: Bie niveli i ujit në Shkodër, por priten...

Përmbytjet, ministria e Mbrojtjes: Bie niveli i ujit në Shkodër, por priten sërish reshje…

0
573

Situata nga përmbytja në Shkodër ka filluar të përmirësohet. Sipas ministrisë së Mbrojtjes niveli ujit ka rënë në krahasim me një ditë më parë. Në rrugë niveli i ujit është rreth 70 cm.

Ndërkohë ka nisur transportimi i banorëve të Obotit me mjete të larta, kryesisht nxënës shkolle të cilët shkojnë nga fshati Obot për në Oblik.

Gjate 24 oreve të ardhshme priten sërish reshje të dendura shiu.

Forcat e Armatosura kanë marrë masa me efektivë dhe mjete për të qenë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme gjatë ditëve në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here