Friday, December 27, 2024
Home Kronika Skandali me tokat në bregdetin e Lezhës, vijojnë kërkimet edhe për 11...

Skandali me tokat në bregdetin e Lezhës, vijojnë kërkimet edhe për 11 persona

0
831

 

Pas valës së arrestimeve të ditës së djeshme në bashkinë e lezhës, këshillin e qarkut dhe në hipotekën e këtij qyteti, edhe 11 persona të dyshuar janë në kërkim.

Policia lokale por edhe efektiva të task forcës nga Tirana mbështetur dhe nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ushtruar kontrolle gjatë gjithë natës së kaluar në Lezhë me qëllim arrestimin e 11 personave të shpallur në kërkim.

Në total numri i personave të akuzuar për skemën e abuzimit me tokat në bregdetin e Lezhës është 23.

Për 11 prej tyre që ende nuk janë arrestuar policia ka kryer gjatë natës kontrolle në banesa por ka ngritur edhe postblloqe në akset rrugore me qëllim ndalimin e të dyshuarve që mendohet se ndodhen ende brenda vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here