Vijon përkeqësimi i sutates në zonën e N/Shkodra, 2400 ha tokë të përmbytura…

0
1998

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 15 mars 2018 paraqitet si me poshtë :
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të jetë e përkeqësuar dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2400 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç:
Hidrometri i Njësisë Ad. Dajç tregon kuotën 6.45.
Deri në këto momente, janë mbi 780 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 290 ha, fshati Shirq 240 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 70 ha, fshati Dajç (kënetë) 100 ha, fshati Darragjat 40 ha, fshati Samrisht i Ri 15 ha, fshati Samrisht i Vjetër 10 ha, fshati Pentar 15 ha.Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta.Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:
Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:
1. Foraxhere dhe jonxhe 283 ha
2. Bime dekorative 10 ha
3. Vreshte 0,5 ha
4. Grurë 5 ha
5. E pakultivuar 481.5 ha
Në lagjen Zadrimë, lagjen Marinaj dhe lagjen e Maçit në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.
Njësia Administrative Ana e Malit:
Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar.Në Obot kalimi bëhet i mundur vetëm me varka. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:
1. Jonxhe 713 Ha
2. Kultura të dyta foragjere 139 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 3 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha
8. Agrume 1Ha
9. Tunele 1
10. Pemëtore 3
11. Perime 2
12. E pakultivuar 310 Ha
Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit,në fshatin Obot nevojiten 60 palë çizme të gjata
për banesat , 100 thasë miell për familje dhe 250 bidona ujë për banorë.

Njësia Administrative Bërdicë:
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 290 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:
1. Fshati Trush 140 ha
2. Fshati Bërdicë e Madhe 80 ha
3. Fshati Bërdicë e Sipërme 70 ha

 

 

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:
1. Jonxhe dhe foragjere 175 Ha
2. Grurë 3 ha
3. E pakultivuar 112 Ha
Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 130 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë. Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha.
Edhe në zonën e Livadheve janë të përmbytura 60 ha. Ndodhen 6 shtëpi me prezencë uji rreth tyre.
Njësia Administrative Guri i Zi:
Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore për vazhdimësinë, për blegtorinë, në zonat e
përmbytura janë imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 40 t
2. Bar i thatë 20 t

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.
Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare.
Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë tëterritorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen ndaj nevojave emergjente të banorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here