5 tipare të brezit të smartphone-ve

0
681

Gjithmonë themi se telefonat modernë dhe rrjetet sociale po ndikojnë negativisht tek brezi i ri. Por a i dini pesë tipare që fiksohen tek ta?

1. Brezi i smartphone rritet më ngadalë
Ata të brezit të smarpthoneve kalojnë më shumë kohë në shtëpi. Ndryshe nga paraardhësit, dalin pak dhe janë më pak të interesuar për pavarësi. Nuk e kanë me nxitim për eksperiencat e para. Dhe nuk nxitojnë as të fillojnë punë, të marrin patentën… Praktikisht rriten në mjedisin e sigurt të shtëpisë. Janë pothuaj gjithmonë të rrethuar nga të rritur, prandaj janë më të kujdesshëm dhe më pak të ekspozuar ndaj situatave të rrezikshme. Kjo ka anën e vet pozitive, por sjell edhe më pak pavarësi. Ata kanë vështirësi të marrin vendime dhe të pranojnë ndryshimet.

 

2. Teknologjia zë vend themelore në jetën e tyre
Mesatarisht, anëtarët e brezit të smartphone-ve kalojnë gjashtë orë në ditë të lidhur në internet. Shumicën e rasteve dërgojnë mesazhe dhe luajnë. Prandaj kalojnë shumë më pak kohë në takime me miqtë. Teknologjia luan një rol qendror në jetën e tyre. Një nga ndëshkimet që kanë më shumë frikë, është që t’u marrësh telefonin dhe t’i ndalosh të përdorin kompjuterin. Koha e tyre fiton domethënie falë lidhjes në internet.

3. Më pak aftësi sociale dhe konjitive
Fakti që kalojnë më pak kohë me bashkëmoshatarët sjell edhe pasoja të ndryshme. Së pari, brezi smartphone i zhvillon aftësitë e veta sociale në mënyrë më të kufizuar. Një gjë është të dërgosh mesazhe, dhe tjetër gjë është komunikimi që ndodh personalisht. Të rinjtë kanë një lloj frike nga ky i fundit. Po kështu duket se kanë më pak aftësi në lexim dhe shkrim. Ndoshta kjo ka të bëjë me pasurinë e pakët semantike që përdorin në mesazhe, si dhe përdorimin e shpeshtë të frazave të paplota.

4. Më shumë ankth
I njëjti kërkim hedh dritë mbi një aspekt shqetësues. Duket se këta te rinj arrijnë nivele me te larte ankthi dhe depresioni. Po kështu tregon se rastet e vetëvrasjes mes te rinjve ne këtë moshe janë trefishuar ne 10 vitet e fundit. Kjo mund te shpjegohet me kontaktet sociale me te varfra dhe një përfshirje me te paket ne aktivitetet e tyre fizike.

Në realitet, një efekt i tille mbi ankthin dhe depresionin nuk është pasojë direkte e ndërlidhjes së zgjatur. Është më shumë pasojë i asaj që bëjnë për të mundur të qëndrojnë të lidhur. Nëse dy aspektet do të ishin të ekuilibruar, sigurisht që të rinjtë do të kishin më shumë qëndrueshmëri.

5. I japin vlerë sigurisë dhe janë të vetëdijshëm
Ndryshe nga “Millenials”, anëtarët e brezit smartphone janë më realistë. Nuk kanë pritshmëri të mëdha dhe vlerësojnë mbi të gjitha sigurinë. Janë më të prirur të punojnë fort. Nuk ndjehen të tërhequr nga veprimtaritë që sjellin shumë risqe.

Janë edhe më të vetëdijshëm për situatën e tyre. E dinë mirë se koha e gjatë që i rezervojnë telefonit nuk sjell shumë dobi, por sipas asaj që thonë, nuk dinë si të jetojnë ndryshe.

Brezi smartphone është produkt i ndryshimeve kulturore të shkaktuara prej teknologjive të reja. Ndoshta ka nevojë më shumë që të udhëhiqet prej prindërve drejt mënyrave të tjera të të jetuarit. E thonë vetë: nuk dinë mënyrë tjetër, një alternativë jete dhe si pasojë as nuk e marrin në konsideratë.

Ndoshta këta të rinj, në dukje shkaktojnë më pak probleme se brezat paraardhës, por duket se kemi humbur një pjesë të energjisë së tyre, të dëshirës për të eksperimentuar dhe ndryshuar botën. Janë të trishtuar dhe nuk gjejnë rrugëdalje tjetër, përveç se të përshtaten në mënyrë pasive me realitetin që po u japim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here