Friday, May 17, 2024
Home Politikë Meta: Kushtetuta vija e kuqe për marrëveshjen e detit me Greqinë

Meta: Kushtetuta vija e kuqe për marrëveshjen e detit me Greqinë

0
646

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta thotë se Kushtetuta është vija e kuqe e ndarjes së hapësirë detare midis Shqipërisë dhe Greqisë. Gjatë një interviste për gazetën greke “To Vima”, Meta thekson se është me rëndësi që marrëveshja të jetë perfekte nga ana ligjore.

Meta: Së pari, në çdo rast e kam theksuar faktin se marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë me rëndësi të madhe dhe strategjike. Gjithmonë kam dashur të shoh një dialog të hapur bazuar në vullnetin reciprok pozitiv për të diskutuar të gjitha çështjet me interes. Kjo axhendë nuk vjen nga një planet tjetër, as nuk na imponohet, por përfshin çështje, disa të trashëguara nga e kaluara dhe të tjerët nga e tashmja, të cilat janë të një interesi të përbashkët dhe shqetësojnë popujt tanë. Unë e mirëpres faktin që ka një qëllim të mirë për t’u ulur dhe për të diskutuar të gjitha këto çështje, me shpresë se ato janë adresuar në mënyrën më efikase.

Së dyti, të dyja, Shqipëria dhe Greqia janë reciprokisht të interesuara që të kenë një marrëveshje me të cilën ata mund të kufizojnë zonat e tyre detare përkatëse. Është me rëndësi vitale që të dyja palët të hyjnë në këtë proces negociatash me një mision të qartë: të arrijnë një marrëveshje që është ligjërisht e patëmetë, praktikisht e zbatueshme dhe përfundimisht e parevokueshme.

Në këtë kontekst, të dy vendet janë gjithashtu të vetëdijshme se ndërsa ne jemi po aq palë në Konventën e Ligjit të Deteve, ne gjithashtu duhet t’i përmbahen dispozitave ligjore vendase që kushtëzojnë negociatat e ardhshme për një marrëveshje të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here